Lajmet

Aplikacioni Telegram në desktop ekspozon adresat IP të përdoruesve

Oct 1 2018
0 Shpërndarje
Përdoruesit ishin të hapur jo vetëm ndaj sulmeve por edhe lehtësisht mund të gjendej vendodhja e tyre. Aplikacioni Telegram në desktop ekspozon adresat IP të përdoruesve

Reputacioni për siguri dhe privatësi i aplikacionit të komunikimit Telegram ka lulëzuar në vitet e fundit megjithatë nuk është imun ndaj marrëzirave.

Hulumtuesi i sigurisë nga India Dhiraj Mishra zbuloi se aplikacioni Telegram në desktop kishte një problem madhor me sigurinë.

Adresat private dhe publike gjatë thirrjeve audio mund të aksesohen lehtësisht gjatë një thirrjeje zanore në Telegram.

Përdoruesit ishin të hapur jo vetëm ndaj sulmeve por edhe lehtësisht mund të gjendej vendodhja e tyre.

Kompania tashmë ka adresuar problemin në versionin beta 1.3.17 dhe 1.4 të Telegram.

Mishra u shpërbly me 2,000 euro për gjetjen. /PCWorld Albanian

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>