Lajmet

Aplikacioni Telegram përgatitet për të lançuar kriptomonedhën

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Gusht 2019
0
Përdoruesit do të mund ti ruajnë në portofolin dixhital Gram, një që Telegram planifikon ta ofrojë për 200+ milion përdoruesit në mbarë botën. Aplikacioni Telegram përgatitet për të lançuar kriptomonedhën

Kriptomonedha Telegram, Gram, është pranë debutimit. Aplikacioni i mesazheve të enkriptimit ka planifikuar të ofrojë njësitë e para të monedhës muajin e ardhshëm sipas Nju Jork Times.

Hera e fundit që u raportua rreth Gram ishte kur Telegram lajmëroi anulimin e ICO-së prandaj ky lajm mund të jetë surprizë për ata që e kanë ndjekur afër kriptomonedhën.

Nëse kompania nuk ofron kriptomonedhën deri më 31 Tetor, ligjërisht ajo detyrohet të kompensojnë 1.7 miliardë dollarët e ngritura për ti bërë këto monedha realitet.

31 Tetori është afati real sipas dokumenteve ligjore shikuar nga Times dhe kompania po përpiqet ti bëjë ato monedha realitet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Përdoruesit do të mund ti ruajnë në portofolin dixhital Gram, një që Telegram planifikon ta ofrojë për 200+ milion përdoruesit në mbarë botën.

Nuk dihet sesi autoritetet rregullatorë do ta trajtojnë kriptomonedhën e Telegram. Facebook Libra është paraleli më i afërt dhe aktualisht është nën presion. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja lista e iPhone dhe iPad që do të kalojnë në iOS 13

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>