Lajmet

Aplikacioni “The Starbucks”, përditësimi i ri dhe e ardhmja e tij

Dec 4 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni “The Starbucks”, përditësimi i ri dhe e ardhmja e tij

The StarvucksAplikacioni zyrtar i Starbucks për iOS ka marrë një përditësim të ri që iu mundëson përdoruesve të kryejnë një porosi direkt nga aplikacioni në pajisjen e tyre, por kjo gjë vjen vetëm për përdoruesit në Portland, Oregon.

Përdoruesit do të jenë të aftë gjithashtu të krijojnë një porosi dhe të paguajnë për të direkt nga telefoni, dhe ta gjejnë porosinë gati në banak kur ata të mbërrijnë aty.

Për të filluar përdorimin e kësaj karakteristike të re, thjesht hapet aplikacioni dhe kontrolloni për butonin “order” në ekranin kryesor. Përdoruesve të cilëve ju duket një lajm i shkëlqyer ky, por të cilët nuk jetojnë në Portland, do kenë nevojë të presin për të fituar avantazhet e kësaj karakteristike, por jo për shumë kohë.

Starbucks thotë se do e shtrijë këtë funksionalitet në çdo qytet në vitin 2015. Aplikacioni The Starbucks është i disponueshëm falas në iOS App Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>