Blog

Aplikacioni tregon në kohë reale numrin e të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Janar 2020
0
Dy zhvillues Franceze kanë krijuar një aplikacion i cili ofron informacione në kohë reale për koronavirusin. Aplikacioni tregon në kohë reale numrin e të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 200 dhe virusit ka infektuar mëse 9,700 njerëz. Ditën e Enjte Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarisht ka deklaruar emergjencën globale.

Dy zhvillues Franceze kanë krijuar një aplikacion i cili ofron informacione në kohë reale për koronavirusin. Ky aplikacion përmban çdo gjë që duhet të dini për virusin dhe merr informacionet nga WHO dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Michel tha se aplikacioni është krijuar nga festivali i Vitit të Ri Kinez sepse ishin të shqetësuar për epideminë dhe dëshironin të shpërndanin në mënyrë transparente informacionin rreth saj.

Aplikacionin mund ta aksesoni duke klikuar në këtë lidhje: https://coronavirus.app/

Ai tregon në kohë reale numrin e të infektuarve së bashku me numrin e vdekjeve. Gjithashtu tregon se kur informacioni është përditësuar për herë të fundit. Rrathët dhe madhësia e tyre tregojnë numrin e infektimeve.

Së fundi në aplikacion mund të shikoni numrin e të rikuperuarve nga sëmundja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vendet Evropiane masa të ashpra për furnizuesit e teknologjisë 5G