Lajmet

Aplikacioni VLC është thuajse i përfunduar për Android

Publikuar , 10 Dhjetor 2014
0
Aplikacioni VLC është thuajse i përfunduar për Android

vlc-androidVLC media player, iu është dashur disa kohë që të mbërrijë në versionin final të sistemit operativ Android. Tashmë është gati dhe skuadra e ka përditësuar aplikacionin e VLC për Android duke e hequr versionin beta dhe duke e bërë atë zyrtarisht në version të përfunduar dhe të kompletuar (duke qenë se dikur kanë ekzistuar edhe disa opsione të vjetra).

Në fakt, përsa i përket këtij versioni ai është ende në përgatitje lidhur me përmirësimet për Android 5.0 Lollipop si dhe për pajisjet që përdorin procesorë të fundit si ARMv8. Ky lajmërim nga VideoLAN është më tepër një formalitet sesa një përditësim i madh, por gjithsesi kjo shënon një etapë të rëndësishme për një nga aplikacionet më të mirënjohura audio-vizuale. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pokemon Quest quhet loja më e re për Android dhe iOS

Lajmet e fundit>