Lajmet

Aplikacioni Xperia Transfer mundëson bartjen e të dhënave nga iPhone në Android

Publikuar , 06 Shkurt 2014
Aplikacioni Xperia Transfer mundëson bartjen e të dhënave nga iPhone në Android

xpMotorola nuk është e vetmja që i ofron pajisjes iPhone një rrugë të lehtë për të bërë bartjen e të dhënave në një telefon të ri me Android.

Kompania Sony ka lajmëruar gjatë të mërkurës se aplikacionin i saj Xperia Transfer, realizon të njëjtë gjë, madje edhe pak më tepër.

Aplikacioni për Android ndërtohet në shërbimin e parë Xperia Transfer të Sony-t – më pas vetëm për desktop dhe Mac- duke e bërë shumë të lehtë importimin e një vargu të gjerë të të dhënave nga pajisjet iPhone dhe pajisjet e tjera me Android, duke përfshirë kontakte, kalendarët, SMS, MMS, bookmark-ët, shënimet, fotografitë, audiot dhe videot.

Aplikacioni lidhet përgjatë WiFi-së ose një kabllo dhe madje mbështet bartjen e aplikacioneve nga një iPhone.

Çfarëdo aplikacioni për iOS me mbështetje për Android do të instalohet në pajisjen Xperia, ndërsa Xperia Transfer do të sugjerojë aplikacione të ngjashme kur aplikacionet për iOS nuk janë në dispozicion për Android. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”FtsxQrw7Emo”]

LEXO EDHE:  Sony tërheq Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store