Lajmet

Aplikacioni YouTube dështon në iOS, reagon Google

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2022
YouTube nuk ka ndarë informacion lidhur me situatën dhe nuk është e qartë sesa e përhapur është. Disa përdorues kanë vijuar të përdorin aplikacionin pa asnjë problem. Aplikacioni YouTube dështon në iOS, reagon Google

Google është duke punuar për të adresuar një problem me aplikacionin mobil të YouTube i cili raportohet se po dështon për disa përdorues.

“Jemi në dijeni se shumë prej juve që po përdorni YouTube në iOS, mund të keni përjetuar dështim të aplikacionit,” tha kompania përmes një cicërime në rrjetin social Twitter.

“Kërkojmë ndjesë dhe kemi filluar punën për ta rregulluar. Përditësimi së shpejti.”

YouTube nuk ka ndarë informacion lidhur me situatën dhe nuk është e qartë sesa e përhapur është. Disa përdorues kanë vijuar të përdorin aplikacionin pa asnjë problem.

Por Downdetector thotë se mbi 7500 raportime flasin për një aplikacion YouTube jo funksional. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nga 1 janari 2023, Shqipëria do të ketë vetëm dy operatorë celularë