Softuer

Aplikacioni që përkrahë Flash në iPhone, “shitet tërësisht”

Publikuar , 04 Nëntor 2010
0
Aplikacioni që përkrahë Flash në iPhone, “shitet tërësisht”

Një ueb shfletues mobil i quajtur Skyfire, që është krijuar nga Skyfire Labs, ka bërë një paraqitje të shkurtë në App Store gjatë ditës së mërkurë për një çmim prej 2.99$. Skyfire për iPhone premton të sjellë Flash video me bazë në ueb e lehtësi në formatin e iPhone. “Brenda 5 orëve, Skyfire për iPhone u fut në top dhjetëshen e aplikacioneve më të shkarkuara, u rendita e treta si aplikacioni më së shumti i paguar deri më sot dhe u vendos si aplikacioni numër një në kategorinë e veglave” tha Skyfire Labs në një blog post gjatë ditës së mërkurë. Me fjalë tjera, përdoruesit e iPhone ishin aq të dëshpëruar për të shikuar flash video në pajisjet e tyre sa që ishin të gatshëm të paguanin për këtë privilegj.

Skyfire Labs është gjetur i befasuar nga kërkesa e madhe për shërbimin e saj dhe është detyruar që të ndalojë shitjen e Skyfire në iTunes, vetëm disa orë pasi debutoi aplikacioni.

“Në orët e para përvoja e përdoruesve po ecte si duhet. Por gjersa vazhdoi rritja e kërkesave, ngarkimi maksimal në serverët tanë dhe bandwidthi shkaktuan që përvoja e shikimit të videove të degradohet”.

Shfletuesi Skyfire siç duket bazohet në serverët e kompanisë për të transkoduar Flash video nga uebi para se ta dërgojë atë në iPhone të cilido përdorues. “Ne jemi duke punuar në rritjen e kapacitetit dhe shpresojmë se shumë shpejt të paraqitemi sërish në App Store” tha kompania.

Më herët gjatë këtij viti, Apple CEO Steve Jobs e bëri të qartë se kompania e tij nuk është e interesuar që të bëjë iPhone të përshtatshëm me Flash Video. Në një letër të hapur të quajtur “Mendimet mbi Flash”, shefi i Apple tha se ka disa arsye pse duhet evituar Flash në iPhone duke përfshirë problemet e sigurisë, besueshmërinë dhe performancën e dobët në jetëgjatësinë e baterisë së pajisjeve mobile që përkrahin Flash.

LEXO EDHE:  Tashmë mund të shikoni njoftimet e telefonit Android direkt në kompjuterin Windows 10

Megjithatë prodhues  tjerë të celularëve, janë duke përqafuar Flash me krahë të hapur. Një pikë kyçe e shitjes së Google Android OS 2.2 (Froyo) është përkrahja për Flash 10.1 për smartphone. Gjithashtu ka spekulime se Flash eventualisht do të bëjë paraqitje në Windows Phone 7. Çfarëdo që të jetë fati i Flash në platformat tjera, popullariteti i menjëhershëm i Skyfire për iPhone sugjeron se një numër i madh i përdoruesve të iPhone dëshirojnë Flash në pajisjet e tyre të dorës. /pcworld.al

Lajmet e fundit>