Biznes

Aplikacionit Uber i hiqet licenca në Londër

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
Sipas autoriteteve Londineze, aplikacioni taksi nuk është i përshtatëm për të mbajtur një licencë të tillë pasi ekzistuesja i skadoi ditën e Dielë. Aplikacionit Uber i hiqet licenca në Londër

Uber nuk do të sigurohet një licencë e re për të operuar në Londër pasi vazhdimisht përsëriti dështimet për të ruajtur sigurinë në rrugë.

Sipas autoriteteve Londineze, aplikacioni taksi nuk është i përshtatëm për të mbajtur një licencë të tillë pasi ekzistuesja i skadoi ditën e Dielë.

Firma do të apelojë vendimin në mënyrë që të vazhdojë aktivitetin. Vetëm në Londër afro 45,000 drejtues makinash punojnë për Uber dhe qyteti është një prej pesë tregjeve më të mëdha globalisht.

Administrata Londineze e Transportit identifikoi dështime për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve nga shoferët e Uber. Po sipas autoriteteve gjatë periudhës 2018-19 ka pasur rreth 14 mijë mashtrime përmes Uber.

Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan tha se ky vendim është ndërmarrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Uber e cilësoi plotësisht të gabuar dhe të jashtzakonshëm vendimin ndërsa CEO i kompanisë tha se përgjatë dy viteve Uber ka ndryshuar fundamentalisht mënyrën sesi funksionon në Londër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fotot dhe videot që shpërndani në WhatsApp nuk janë aq të sigurta sa keni menduar

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>