Lajmet

App Store rekord, 322 miliardë dollarë shitje në një ditë

Publikuar , 04 Janar 2019
0
Kategoritë më popullore ishin të lojërave. Më të shkarkuarat në App Store ishin Fortnite, PUBG, Brawl Stars, Asphalt 9 dhe Monster Strike. App Store rekord, 322 miliardë dollarë shitje në një ditë

Dyqani i aplikacioneve të Apple, App Store, e filloi vitin furishëm. Gjigandi i iPhone tha se dyqani theu rekordin gjatë sezonit të pushimeve.

Në një postim në blog kompania tha se janë shpenzuar 1.22 miliardë dollarë mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Vetëm në ditën e parë të 2019-ës janë shpenzuar 322 milion dollarë. Ky është një rekord për App Store në një ditë të vetme.

Kategoritë më popullore ishin të lojërave. Më të shkarkuarat ishin Fortnite, PUBG, Brawl Stars, Asphalt 9 dhe Monster Strike.

App Store mbushi 10 vite që nga themelimi dhe në 2017-ës pësoi ridizajnim madhor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ul prodhimin e iPhone XR, raportohet kërkesë e ulët për modelin "low-cost"

Lajmet e fundit>