Biznes

App Store vs Google Play, kush fiton (Infografik)

Publikuar , 27 Gusht 2013
0
App Store vs Google Play, kush fiton (Infografik)

Apple App Store dhe Google Play Store janë dy dyqanet më të mëdha të aplikacioneve mobile në botë.

Por, shumë përdorues janë kuriozë të dinë se ku ndryshojnë nga njëri-tjetri në aspektin e shifrave. Në infografikun e mëposhtëm janë përmbledhur të dhënat e muajve të fundit të vitit 2013 për të bërë një krahasim mes të dyjave.

Kush është lançuar i pari? Apple App Store u lançua në 10 korrik 2008, ndërsa Google Play më 23 tetor 2008. Pra, në këtë rast, dyqani i Apple është hedhur online më shpejt.

Sa përdorues kanë akses në dyqan? Android, duke qenë një sistem më i përhapur e më i përdorur në smartfonë, u ofron akses më tepër përdoruesve në dyqan. Në Google Play kanë akses mbi 497 milionë përdorues ndërsa në App Store rreth 136 milionë.

Cili dyqan ka numrin më të madh të aplikacioneve të disponueshme për shkarkim? Të dhënat e muajit qershor flasin për 900 000 aplikacione për App Store ndërsa Google Play kapi shifrën e një milion aplikacione në fund të muajit korrik.

Nga cili dyqan janë shkarkuar më tepër aplikacione? Sipas të dhënave deri në muajin maj 2013 nga App Store ishin shkarkuar 50 miliardë aplikacione ndërsa nga Google Play 48 miliardë të tilla.

Aplikacionet e cilit dyqan sjellin më tepër para? Nëse do të shihnim të ardhurat ditore që vijnë nga aplikacionet kemi një ndryshim të madh mes dy dyqaneve: në Google Play të ardhurat janë 1.1 milion $ në ditë ndërsa në App Store 5.1 miliardë $. Pra, të ardhurat nga App Store janë 4.6 herë më të larta se ato nga Google Play.

LEXO EDHE:  Intel prezanton dizajnin e ri revolucionar të çipeve 3D

Cili nga dy dyqanet po rritet më shpejt? Në aspektin e të ardhurave totale, App Store ka përqindjen më të madhe të tregut. Mes dy dyqaneve ajo zinte 81% kundrejt 19% të Google Play në nëntor të 2012-s. Ndërkohë, në prill 2013, raporti ka ndryshuar. App Store përbën 73% të tregut ndërsa Google Play 27%. Ky i fundit është rritur me 8% në gjashtë muajt e fundit.

Në fund, kemi një barazim mes të dy dyqaneve. Mbetet në dorën tuaj të vendosni se cili është më i miri për ju. (PCWorld Albanian)

app-store-vs-google-play

Lajmet e fundit>