Analiza

App Store tani numëron mbi 300,000 aplikacione

Publikuar , 06 Nëntor 2010
0
App Store tani numëron mbi 300,000 aplikacione

Disa raporte të shpalosura më parë kanë bërë të ditur se App Store ka arritur përtej 300,000 aplikacionesh qysh në mesin e muajit të kaluar, por këto shifra janë hedhur poshtë për shkak se në to janë përfshirë edhe aplikacione joaktive.

Por pavarësisht shumrave, madhësia e App Store vërtetë në ditët e stome paraqet një sfidë edhe për Apple e edhe për përdoruesit e saj. Një dyqan i këtillë i aplikacioneve duhet të ketë me mijëra aplikacione të shkëlqyera, por që në disa raste thjeshtë mbesin të pazbuluara. Me mbi 15,000 aplikacione të reja në muaj për iPhone dhe iPad, zbulimi i aplikacioneve është një problem i madh që askush ende nuk e ka zgjidhur.

Çmimet e aplikacioneve

Ekipi i Distimo ka shikuar edhe për së afërmi mënyrën sesi zhvilluesit vendosin çmimet mbi aplikacionet e tyre. Qysh prej lansimit të iPad, aplikacionet për këtë tablet kompjuter ishin gjithmonë më të shtrenjta se ato të iPhone dhe ky trend po vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot. Mesatarisht një aplikacion për iPad tani kushton rreth 5$, kurse një aplikacion për iPhone mesatarisht është rreth 1$ më lirë (4.03$). Ky trend është më i shfaqur në top 100, ku aplikacionet për iPad kushtojnë mesatarisht 5.80$ kurse ato për iPhone vetëm 2.14$. Distimo argumenton se pronarët e iPad janë më të gatshëm për të paguar për aplikacionet e tyre sesa pronarët e iPhone, por ata thonë se zhvilluesit ende nuk po vendosin çmimet ashtu si duhet për aplikacione. /pcworld.al

LEXO EDHE:  5G e shpjeguar: Çdo gjë që duhet të dini

Lajmet e fundit>