Lajmet

Apple: Aktualisht, 200 milionë pajisje operojnë me iOS 6

Publikuar , 24 Tetor 2012
0
Apple: Aktualisht, 200 milionë pajisje operojnë me iOS 6

Gjatë ditës së martë, përveç lançimit të produkteve të saj më të reja, Apple prezantoi edhe disa rezultate statistikore për sistemin e saj operativ mobile.

Sipas kompanisë, aktualisht ka 200 milionë pajisje që operojnë me iOS 6, sistemin operativ që u lançua vetëm një muaj më parë.

“Kjo është norma më e shpejtë e përditësimit gjatë gjithë historisë së elektronikës, mesa dimë ne,” u shpreh shefi ekzekutiv Tim Cook.

Muajin e kaluar, Apple deklaroi se kishte shitur pajisjen e saj të 400 miliontë. Megjithatë, ai numër ka ndryshuar që prej lançimit të iPhone 5 dhe linjave të reja të iPod-ve.

Një raport nga Chitika, e listonte adaptimin e iOS 6 në masën 60%. Po ashtu, Tim Cook shtoi se kompania kishte shitur 100 milionë iPad-ë që prej vitit 2010, kur tableti u prezantua për herë të parë.

Këto shifra përkthehen në faktin se 91% e tregut të tabletëve i përket Apple. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  OnePlus zbulon datën e debutimit të OnePlus 8 dhe 8 Pro