Lajmet

Apple akuzohet për monopol me App Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Dhjetor 2020
Apple kundërshtoi akuzat duke thënë se nuk ka monopolizuar tregun. Sipas kompanisë përdoruesit duhet të shkarkojnë aplikacione vetëm nga App Store për arsye sigurie që të mos përfundojnë duke instaluar softuerë të paautorizuar. Apple akuzohet për monopol me App Store

Apple u padit ditën e Enjte nga krijuesi i një prej dyqaneve shumë popullore të aplikacioneve duke akuzuar prodhuesin e iPhone se në mënyrë të jashtëligjshme ka monopolizuar përhapjen e softuerëve në sistemin e tij operativ.

Cydia, krijuar në 2008, tha se Apple në mënyrë të paligjshme ka eliminuar konkurrencën për dyqanin App Store, duke i privuar konsumatorët nga mundësia për të shkarkuar aplikacione iOS nga dyqane të tjera.

Ankesa e dërguar në një gjykatë federale në Kaliforni është rasti më i fundit që akuzon Apple për shfrytëzim të pozitave dominuese në treg në kurriz të rivalëve si Cydia që tha se është pranë falimentimit.

Apple kundërshtoi akuzat duke thënë se nuk ka monopolizuar tregun. Sipas kompanisë përdoruesit duhet të shkarkojnë aplikacione vetëm nga App Store për arsye sigurie që të mos përfundojnë duke instaluar softuerë të paautorizuar.

Rivali kryesor i iOS, Google Android, nuk ka penguar dyqane të palëve të treta të përhapin aplikacionet Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve bien ndjeshëm për shkak të pandemisë