Lajmet

Apple akuzohet për praktika anti-kompetitive në App Store

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Prill 2019
0
Apple thotë se aplikacionet duhet të përdorin API dhe strukturat e duhura. Përdorimi i MDM për të gjurmuar dhe kufizuar aktivitetin në telefon nuk është në të vërtetë qëllimi i MDM. Apple akuzohet për praktika anti-kompetitive në App Store

Apple tha ditën e Diele se kishte hequr disa aplikacione të kontrollit prindëror nga App Store sepse vendosnin në rrezik privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve.

Aplikacionet e hequra sipas Apple abuzonin me teknologjinë “Mobile Device Management” i cili i jep akses një zhvilluesi për vendndodhjen e përdoruesit, historikun e shfletimit, fotove dhe videove të realizuara.

Deklaratën kompania e lëshoi në përgjigje të akuzave të Nju Jork Times për praktika anti-kompetitive nga gjiganti i iPhone.

Përgjigja është një tjetër shembull i kontrollit të lartë të Apple mbi App Store megjithatë vjen në një kohë kur politikanë dhe rivalë po e akuzojnë kompaninë se përdor fuqinë për të favorizuar aplikacionet e kompanisë.

Apple tha se është shumë e rrezikshme dhe shkelje e hapur e politikave të App Store që një aplikacion të instalojë kontroll MDM mbi pajisjen e konsumatorëve.

Shumica e aplikacioneve të përmendura në raportin e Times si OurPact, Freedom, Kidslox dhe Qustodio përdoreshin për kontroll prindëror të fëmijëve dhe kohës që shpenzonin në pajisjet elektronike.

Apple thotë se aplikacionet duhet të përdorin API dhe strukturat e duhura. Përdorimi i MDM për të gjurmuar dhe kufizuar aktivitetin në telefon nuk është në të vërtetë qëllimi i MDM.

Në 2018-ën kompania lançoi një softuer quajtur Screen Time i cili gjurmon përdoruesit dhe aktivitetin me aplikacionet dhe vjen i instaluar në iPhone. Pak javë pas debutimit të Screen Time, 11 nga 17 aplikacionet më të shkarkuara të kësaj kategorie janë fshirë dhe kufizuar sipas Times.

Këto praktika anti-kompetitive edhe Spotify i ka ankimuar pranë Komisionit Evropian. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Analistët ulin pritshmëritë për shitjet e iPhone XS Max për shkak të kërkesës së dobët

Lajmet e fundit>