Biznes

Apple App Store arrin 1.5 miliardë shkarkime

Publikuar , 15 Korrik 2009
0
Apple App Store arrin 1.5 miliardë shkarkime

Kompania thekson se dyçani online tani përmban më shumë se 65.000 aplikacione, shet tek konsumatorët e 77 shteteve dhe se më shumë se 100.000 zhvillues janë abonuar me iPhone Developer Program.

“App Store është ngjashëm me diçka që nuk ka parë industria asnjëherë, qoftë në aspekte të madhësisë apo të kualitetit” tha CEO i Apple, Steve Jobs. “Me 1.5 miliardë aplikacione të shkarkuara, do të jetë shumë e vështirë për të tjerët që të arrijnë këtë”.

Do të dukej se vetë Apple e ka të vështirë të menaxhojë me dyqanin e saj online, për shkak se shpeshherë ndodhë që të paraqiten aplikacione me përmbajtje pornografike, pastaj të largohen përsëri dhe edhe njëherë rivendosen. Kjo lë një kureshtje  cinike nëse në fakt dikush është “shefi” i këtij operimi.

Dhe të mos harrohet që 64.999 aplikacione tjera nuk kanë rëndësi aq të madhe ndaj botës reale ashtu sikurse që ka 1960’s Lucy Show.

LEXO EDHE:  Operatori i tretë në Greqi në shitje

Lajmet e fundit>