Biznes

Apple App Store arrin 40 miliardë shkarkime

Publikuar , 09 Janar 2013
0
Apple App Store arrin 40 miliardë shkarkime

Apple App StoreApple deklaroi gjatë ditës së hënë se numri i shkarkimeve nga dyqani zyrtar App Store ka kaluar 40 miliardë, gjysma e së cilave u shkarkuan vetëm gjatë vitit të kaluar.

Kompania u shpreh gjithashtu edhe se mbi dy miliardë shkarkime janë bërë gjatë dhjetorit. Apple raporton se u ka paguar në total 7 miliardë $ zhvilluesve.

Tashmë dyqani online ka 775,000 aplikacione të disponueshme dhe 300,000 vetëm për iPad.

Sipas vlerësimit të Flurry, vetëm në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2012 janë bërë 328 milionë shkarkime aplikacionesh të iOS dhe Android.

Meqenëse Apple merr 30% të të ardhurave, do të thotë se mbi 9.3 miliardë $ janë paguar në total për aplikacionet në App Store, ndërkohë që pjesa e Apple llogaritet mbi 2.8 miliardë $.

Mesa duket kompania po realizon fitime të mëdha jo vetëm nga iPhone-t apo iPad-ët që shet, por edhe nga vetë aplikacionet e tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Autoritetet Amerikane gati planin për gjurmimin e transaksioneve në kriptomonedha

Lajmet e fundit>