Analiza

Apple App Store tejkalon shifrën prej 100.000 aplikacioneve të aprovuara

Publikuar , 27 Tetor 2009
0
Apple App Store tejkalon shifrën prej 100.000 aplikacioneve të aprovuara

Shërbimi për përcjellje të aplikacioneve për iPhone dhe iPod Touch, ai AppShopper ka treguar se Apple deri më tani ka miratuar 101.713 aplikacione dhe lojëra për pajisjen e saj.

Duhet të kihet parasysh se ky numër përfshinë vetëm aplikacionet që Apple ka aprovuar, gjë që do të thotë se numri i përgjithshëm nuk është ende i pranishëm, pra pritet edhe për një rekord të ri nga Apple.

Lajmërimi më i fundit nga App Store për numërimin e aplikacioneve është paraqitur në muajin shtator, kur dyqani pati tejkaluar shifrën prej 2 miliard shkarkime, me 85.000 aplikacione të pranishme në atë kohë.

Momentalisht, shërbimi tregon rreth 93.000 aplikacione që mund të shkarkohen përmes App Store. Shumë parashikojnë se shifra prej 200.000 do të shihet në fillim apo në mes të vitit të ardhshëm, gjersa 250.000 aplikacione do të arrihen në fund të vitit 2010.

LEXO EDHE:  Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

Lajmet e fundit>