Lajmet

Apple Arcade është një abonim me pagesë me akses në mbi 100 lojëra

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Shtator 2019
0
Me iOS 13 Apple do të shtojë mbështetjen për kontrollerët PS$ dhe Xbox One. Apple Arcade nuk përmban reklama dhe do të lejojë shpërndarjen e abonimeve me deri në 6 anëtarë. Apple Arcade është një abonim me pagesë me akses në mbi 100 lojëra

Apple Arcade do të debutojë më 19 Shtator për 4.99 dollarë në muaj tha kompania ditën e Marte gjatë aktivitetit të prezantimit të iPhone në Kaliforni.

Detajet u zbuluan krahas tre modeleve të reja të iPhone 11. Shërbimi i ri i lojërave lejon abonentët të luajnë mbi 100 lojëra në iPhone, iPad, Apple TV ose Mac dhe u prezantua krahas Apple TV+.

Ky shërbim do të ofrohet 1 muaj provë falas. Lojtarët mund të fillojnë të luajnë në një pajisje dhe ta përfundojnë lojën tek një tjetër. Madje mund të luajnë edhe offline.

Me iOS 13 Apple do të shtojë mbështetjen për kontrollerët PS$ dhe Xbox One. Apple Arcade nuk përmban reklama dhe do të lejojë shpërndarjen e abonimeve me deri në 6 anëtarë.

Lojërat e disponueshme në Arcade nuk do të ofrohen në platformat e tjera mobile duke kufizuar shtimin e mundshëm të titujve si Candy Crush, Minecraft apo Super Mario Run.

Shërbimi i Apple vjen në një kohë kur kompani të tjera kanë nisur përpjekje të ngjashme. Google do të lançojë platformën Stadia në Nëntor.

Microsoft prej kohësh tregon herë pas here detaje të Projektit xCloud që do të sjellë lojërat Xbox në iOS dhe Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sa orë pune ju nevojiten mesatarisht në Shqipëri për të blerë një iPhone XS

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>