Harduer

Apple bëhet pjesë e garës së telefonëve me ekrane që palosen

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
Pothuajse të gjithë po përgatitin produktin e tyre dhe çuditërisht në mesin e tyre është edhe Apple dhe kompania si duket ka patentuar idenë e saj Apple bëhet pjesë e garës së telefonëve me ekrane që palosen

Tashmë që Samsung ka prezantuar Galaxy Fold i cili do të dalë në shitje në Prill për 2,000 dollarë, të tjerët me siguri do ti vihen pas. Huawei dhe Xiaomi janë gati pa harruar edhe Lenovo që flet për një telefon me ekran që paloset prej vitesh.

Pothuajse të gjithë po përgatitin produktin e tyre dhe çuditërisht në mesin e tyre është edhe Apple. Kompania si duket ka patentuar idenë e saj për telefonin me ekran të paloset dhe ka kohë që e ka bërë këtë.

Samsung Galaxy Fold është krijuar për ata përdorues që duan ekrane më të mëdha sesa ofrojnë smartfonët e tyre por nuk duan të marrin me vete një pajisje të dytë. Pikërisht për këtë arsye telefoni pajisje shndërrohet nga një telefon i hollë në një tablet të vogël dhe anasjelltas.

Shumica e teknologjive të demonstruara nga prodhuesit duket sikur kanë të njëjtën frymë por ajo e Apple është kategori më vete.

Bazuar në disa foto të publikuara nga LetsGoDigital, ideja e Apple është një iPhone Plus që përthyhet në mes horizontalisht. Me pak fjalë një telefon si modelet e dikurshme me kapak.

Patenta ka të bëjë më shumë me palosjen e telefonit që të jetë sa më portativ sesa një pajisje e me palosje e cila shndërrohet nga telefn në tablet.

Në fakt mekanizimi i palosjes funksionon në të dy anët, para dhe pas. Pavarësisht nëse Apple e shndërron në realitet ose jo, problemi nuk është ky. Në fund të fundit është thjeshtë një patentë dhe vështirë të krijohet një përshtypje finale sesi mund të funksionojë.

Megjithatë është intriguese të shohim Apple ti përgjigjet konkurrencës së Samsung dhe të testojë ujërat e asaj që gjigandi Korean thotë është e ardhmja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Festa e ICO-ve ka përfunduar thonë ekspertët

Lajmet e fundit>