Lajmet

Apple bën të njëjtën gjë për të cilin Google u kritikua aq shumë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Dhjetor 2019
0
Brian Krebs gjeti se telefoni grumbullon të dhënat e pozicionit të përdoruesit edhe kur funksioni i shpërndarjes së vendndodhjes është i fikur për çdo aplikacion individual. Apple bën të njëjtën gjë për të cilin Google u kritikua aq shumë

Telefoni më i mirë i Apple, iPhone 11 Pro gjurmon vendndodhjen e përdoruesve edhe kur nuk e kanë të aktivizuar zbuloi një hulumtues i sigurisë.

Brian Krebs gjeti se telefoni grumbullon të dhënat e pozicionit të përdoruesit edhe kur funksioni i shpërndarjes së vendndodhjes është i fikur për çdo aplikacion individual.

Përdoruesit mund ti shpëtojnë gjurmimit vetëm nëse i tërë sistemi nuk lejohet të ndajë vendndodhjen.

Apple tha se ky nuk është problem sigurie. Krebs gjeti se përdoruesit edhe nëse çaktivizojnë tërësisht shërbimet e vendndodhjes nga Settings>Privacy>Location Services atëherë nuk gjurmohen por nëse zgjedhin për kontrolle individuale ata mund të gjurmohen.

Apple tha se kjo është një sjellje e pranueshme për iPhone 11 Pro. Sipas Krebs telefoni kërkon informacion rreth vendndodhjes së përdoruesit edhe kur të gjitha aplikacionet janë përcaktuar individualisht të mos e kërkojnë kurrë këtë informacion.

Ai kontaktoi me Apple për të raportuar problemin duke ndarë me ta edhe një video. Një inxhinier i kompanisë tha se nuk sheh implikime të sigurisë në këtë rast. Në 2018-ën u zbulua se Google bënte të njëjtën gjë edhe kur përdoruesit nuk dëshironin.

Në një raport për Associated Press, një hulumtues i universitetit të Princeton vërejti se Google kishte ruajtur markimet e tij të vendndodhjes edhe pse historiku i gjurmimit ishte çaktivizuar.

Për ta çaktivizuar plotësisht gjurmimin përdoruesit duhej të çaktivizonin një tjetër opsion të quajtur Web and App Activity. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Android 10 është versioni i Android me rritjen më të shpejtë arritur ndonjëherë