Lajmet

Apple blen startupin e sistemeve të vetëdrejtimit për makinat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Tashmë San Francisco Chronicle raporton se kompania ka aplikuar pranë autoriteteve për mbylljen e aktivitetit dhe se Apple e ka blerë për një shumë të pazbuluar. Apple blen startupin e sistemeve të vetëdrejtimit për makinat

Firma më e fundit e makinave me sistem vetëdrejtimi që largohet është Drive.ai. Startupi vitet e fundit ka zhvilluar një teknologji automatizimi për makinat bazuar në inteligjencën artificiale por shumë shpejtë e gjeti veten pa para në një treg super konkurrues.

Tashmë San Francisco Chronicle raporton se kompania ka aplikuar pranë autoriteteve për mbylljen e aktivitetit dhe se Apple e ka blerë për një shumë të pazbuluar.

Megjithatë në dokumente thuhet se 90 punonjës do të largohen ndërsa dhjetëra inxhinierët dhe dizajnerë produkti do ti bashkohen Apple.

Informacionet rreth Projktit Titan të Apple mungojnë dhe ky projekt mund të ketë ndryshuar drejtim edhe njëherë tjetër. Megjithatë lajme të tilla si kjo blerje e fundit për një kompani e cila tashmë ka makina me sistem vetëdrejtimi në rrugë hedhin më shumë mister mbi atë që Apple ka planifikuar ose po punon. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp eksperimenton me mesazhet që vetëshkatërrohen

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>