Mungesa e informacionit të dhënë bëri që të krijoheshin dyshime gjatë kësaj jave, gjithsesi tani është më se sigurtë për të konfirmuar se projekti i Safari për Windows ësshtë mbyllur përfundimisht.
Apple lansoi sistemin e saj më të fundit operativ më 25 korrik, dhe bashkë me të erdhi versioni 6 i Safari. Që atëherë, Apple ka hequr çdo lloj reference të Safari për Windows në Ueb faqen e saj, dhe tani po shtiret sikur një gjë e tillë nuk ka ndodhur fare.
Safari për Windows e filloi rrugëtimin në miliona kompjuter Windows duke përdorur azhurnimin automatik të iTunes.
Si një WebKit nuk ishte opsioni më i keq për Windows në atë kohë, por në të njëjtën kohë nuk ofroi dhe ndonjë disavantazh të dukshëm. Sot përdoruesit e Safari 5 në Windows kanë ngecur duke përdorur një shfletues të pa azhurnuar, dhe natyrisht, nuk janë të lajmëruar për 121 vrima e pambushura.
Sipas vetë dokumentacionit të Apple, këto vrima mund ta ekspozojnë përdoruesin ndaj një ekzekutimi të kodit keqdashës për kompjuterët e tyre si dhe vetë sistemin operativ. (PCWorld Albanian)