Lajmet

Apple dërgon ftesa për eventin e iPad-it që do të mbahet më 22 tetor

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Apple dërgon ftesa për eventin e iPad-it që do të mbahet më 22 tetor

Nëse jeni nga ata persona që mezi po presin lançimin e ri të iPad-it, atëhere nuk do t’ju duhet të prisni edhe shumë.

Apple ka dërguar ftesat për përfaqësuesite medias për një event që do të mbahet në Yerba Buena Center for the Arts Theater në San Françisko.

Sipas informacionëve që qarkullojnë në internet, në këtë ngjarje priten të lançohen tabletët e parë që janë dizajnuar për iOS 7, e cila u prezantua publikisht në shtator dhe tashmë mund të shkarkohet edhe për modelet ekzistuese të iPad-it dhe iPad Mini-t.

Një nga gjërat mbi të cilat po spekulohet më shumë në internet është se iPad Mini i ri që do të zbulohet javës tjetër do të ketë një ekran Retina, duke pasur të njëjtën numër pikselësh prej 2,048 x 1,536. Megjithatë, disa burime të tjera thonë se ekranet me rezolucion kaq të lartë janë të kufizuara, që do të thotë se Retina mund të mos i shtohet iPad Mini-t deri në fillim të 2014-s.

Ndërkohë, gjenerata e pestë e iPad-it thuhet se do të jetë më e lehtë dhe më e hollë në krahasim me paraardhësin. Po ashtu, përflitet edhe për një kamer 8 megapixel, në ndryshim nga ajo 5 MP që ka modeli aktual. Ashtu si edhe me iPhone 5S, ndryshimi mund të bjerë në sy tek detajet, të cilat do të jenë më të dukshme si dhe fotot më të pastra.

Edhe iPad-i i ri mund të përfshijë disa prej karakteristikave të veçanta që janë shtuar në iPhone 5S, si efekti “slow motion”, i cili ju mundëson të zgjidhni një pjesë të videos për ta luajtur me shpejtësi më të vogël. Një karakteristikë tjetër mund të jetë shtimi i Touch ID, sensorit të gjurmëve të gishtave, i cili është shtuar së fundmi në iPhone 5S. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple publikoi iOS 12.2 me shërbimin e ri të lajmeve dhe animoji të rinj

apple event

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>