Lajmet

Apple dërgon një përditësim kritik sigurie në iOS 15.6

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Gusht 2022
Apple tha se është në dijeni që këto dobësi sigurie janë shfrytëzuar në sulme duke vënë theksin tek rëndësia e përditësimit sa më pare. Apple dërgon një përditësim kritik sigurie në iOS 15.6

Apple ditën e sotme lançoi iOS dhe iPadOS 15.6.1, dy përditësime të vogla të sistemeve operativ për iPhone dhe iPad.

Ato vinë vetëm një muaj pasi Apple lançoi iOS 15.6 dhe iPadOS 15.6. Ato mund të shkarkohen falas duke shkuar në Settings > General > Software Update.

Sipas udhëzimeve të publikuara nga Apple, përditësimi ka rregullime gabimesh dhe përmirësime sigurie. Konkretisht iOS 15.6.1 adreson disa probleme sigurie në kernel dhe WebKit ku hakerët mund ti përdornin për ekzekutim arbitrar të kodit.

Apple tha se është në dijeni që këto dobësi sigurie janë shfrytëzuar në sulme duke vënë theksin tek rëndësia e përditësimit sa më pare.

Këto mund të jenë përditësimet e fundit të iOS 15 dhe iPadOS 15 përpara se Apple të lançojë iOS 16 dhe iPadOS 16 në Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple përgatit modelet e reja MacBook Pro me procesorët M2

Tags >

Apple