Lajmet

Apple dërgon përditësimin shumë të rëndësishëm të iOS 14.0.1

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Shtator 2020
0
Apple dërgon përditësimin shumë të rëndësishëm të iOS 14.0.1

Apple përditësoi iOS 14 vetëm 8 ditë nga debutimi i saj. Përditësimi i ri është i vogël, vetëm 170MB dhe duhen vetëm pak minuta për tu shkarkuar.

iOS 14.0.1 përqendrohet tek rregullimi i problemeve dhe gabimeve dhe në këtë artikull shpjegojmë çdo gjë që duhet të dini për versionin më të fundit të sistemit operativ.

Ja sesi ta shkarkoni

iOS 14.0.1 është i disponueshëm për tu shkarkuar për modelet e mbështetura nga iPad Air 2 dhe iPad Pro, ndërsa për iPhone mbështetja fillon nga iPhone 6S dhe iPhone SE plus gjeneratën e 7-të të iPod.

Mjafton të shkoni në aplikacionin Settings dhe të zgjidhni opsionin General e më pas Software Update. Sapo të klikoni Download and Install, iOS 14.0.1 do të shkarkohet dhe instalohet automatikisht.

Çfarë përfshin përditësimi?

Ka pasur pak probleme me iOS 14, të paktën krahasuar me gjeneratën e kaluar iOS 13. Është iOS i parë i cili lejon përdoruesit të zgjedhin shfletuesin dhe aplikacionin e preferuar të e-mail.

Nëse keni vënë re një rikthim të konfigurimi të vjetër pasi keni ndryshuar shfletuesin dhe aplikacionin e-mail të preferuar pas restartimit, atëherë ky version i iOS e rregullon.

Gjithashtu është adresuar një problem me paraqitjen paraprake të ndërfaqes së kamerës specifikisht në iPhone 7 dhe 7 Plus. Nëse iPhone juaj nuk lidhet me rrjetet Wi-Fi, ky përditësim duhet ta zgjidhë.

Disa përdorues thanë se kanë gjetur probleme duke dërguar e-maile me disa ofrues të ndryshëm e-mailesh që iOS 14.0.1 i jep zgjidhje.

Së fundi nëse keni vënë re që imazhet nuk shfaqen në widget e aplikacionit News, tani nuk do ta keni këtë problem më.

Versioni i parë i iOS 14 debutoi më 16 Shtator duke sjellë një mori veçorisht të reja nga widgets, tek App Clips dhe App Library. Apple është kritikuar për kopjimin e me shtesat e reja të iOS 14.

LEXO EDHE:  Apple nën hetim nga Komisioni Evropian

Megjithatë ka pasur përmirësime edhe në drejtime tjera si aplikacion Messages që është më i fuqishëm në komunikim, aplikacioni i hartave që është përmirësuar me drejtime dhe guida të reja dhe aplikacioni i përkthimi Translate që mund të përkthejë në kohë reale në 11 gjuhë të ndryshme. /PCWorld Albanian