Lajmet

Apple dëshiron zgjerim të bllokimit të produkteve të Samsung-ut

Publikuar , 25 Shtator 2012
0
Apple dëshiron zgjerim të bllokimit të produkteve të Samsung-ut

Apple është duke shpresuar që të shtypë përparësitë e veta kundër Samsung Electronics, duke kërkuar një urdhër nga gjykata për një bllokadë më të gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në produktet e veta dhe dëmtime të tjera në vlerë prej 707 milionë dollarë pasi kishte shënuar fitore kundër gjigantit korean muajin e kaluar.

Apple shkoi në të njëjtën gjykatë në San Jose të Kalifornisë që vendosi muajin e kaluar që produktet e Samsungut kopjuan disa elemente të iPhone për kërkesën shtesë, raportoi Reuters.

Samsung, për pjesën e vet, është duke kërkuar një gjykim të ri, duke thënë që ishte një numër i gabimeve në udhëzime dhe vendimet në provën që kërkon hetim shetsë.

Apple shënoi fitore të madhe kur gjykata në San Jose vendosi që Samsung kishte shkelur një numër të patentave të veta kyçe dhe e shpërbleu ndërmarrjen Apple me 1.05 miliardë dollarë.

Duke ndjekur fitoren, Apple kërkoi që të bëhet bllokimi i produkteve të përmendura gjatë gjykimit. Ndërmarrja tani është duke shikuar që të zgjerojë atë bllokim tek ndonjë produkt i Samsungut që shkel patentat e veta, që do të mund të përfshinte edhe Galaxy S III të Samsung-ut.

Gjatë ditës së djeshme, një gjykatë në Gjermani vendosi që Samsung nuk kishte shkelur një patentë të ndërmarrjes Apple në lidhje me atë se si gishti reagon ndaj ekranit të ndjeshëm për prekje. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Google Maps tashmë tregon një informacion jetik për drejtuesit e makinave

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>