Vëzhgim

Apple dështon për ndalim të Samsungut në Sh.B.A.

Publikuar , 05 Dhjetor 2011
0
Apple dështon për ndalim të Samsungut në Sh.B.A.

Një vendim nga Gjykata e Qarkut, Lucy Koh, e Shteteve të Bashkuara zyrtarisht mohon kërkesën e Apple për një urdhër paraprak kundër Samsung, raporton Reuters. Shtetet e Bashkuara janë një nga fushëhapësirat në të cilën gara ka qenë më e ashpër, sidoqoftë, Apple gjatë të premtes shënoi një fitore, kur një gjykate australiane zgjeroi një bllokim të vendosur më parë në shitjet e Galaxy Tab për një javë tjetër.

Ndërtuesi i iOS, Apple, ka më shumë se 20 raste që janë duke u shqyrtuar në 10 shtete të ndryshme, ndërsa çështja gjyqësore në Shtete të Bashkuara do të paraqitet në prill. Vendimi i të premtes bllokon kërkesën e Apple për ndalim të shitjeve të tre modeleve të smartphone-ëve Samsung, e po ashtu edhe Galaxy Tab 10.1 të bllokohet. Çështja është larg për t’u kryer sipas kërkesës së ndërmarrjes Apple, por me siguri që Apple nuk do të ndalet me kaq./pcworldlabanian

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>