Harduer

Apple detyrohet të ndërpresë shitjet e disa modeleve të iPhone në Gjermani

Publikuar , 20 Dhjetor 2018
0
Një situatë e ngjashme u përsërit edhe në Kinë ku Apple u detyrua të përditësonte iOS pasi një gjykatë Kineze gjeti se gjigandi i iPhone kishte shkelur patentat e Qualcomm. Apple detyrohet të ndërpresë shitjet e disa modeleve të iPhone në Gjermani

Furnizuesi kryesor me procesorë mobilë i prodhuesve të telefonëve Qualcomm vijon luftën me Apple dhe ditën e Enjte sapo fitoi një betejë në Gjermani.

Apple tha se do të tërhiqte nga tregu Gjerman disa modele iPhone pasi një gjykatë i dha të drejtë Qualcomm.

Një situatë e ngjashme u përsërit edhe në Kinë ku Apple u detyrua të përditësonte iOS pasi një gjykatë Kineze gjeti se gjigandi i iPhone kishte shkelur patentat e Qualcomm.

Fitorja në Gjermani ndoshta nuk do ti kushtojë shumë financave të kompanisë e cila shet qindra milionë iPhone, por është një tregues i qartë se situata po shkon në favor të Qualcomm.

Apple thotë se Qualcomm aplikon praktika të pandershme licencimi dhe se ka krijuar monopol.

Qualcomm nga ana tjetër thotë se Apple ka përdorur teknologjinë e kompanisë pa paguar asgjë në këmbim.

Apple tha se do të tërheqë disa modele iPhone nga dyqanet Gjermane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple heq dorë nga ndërtimi i qendrës së të dhënave prej 1 miliardë dollarë në Irlandë

Lajmet e fundit>