Biznes

Apple dhe Android përbejnë 92% të smartfonëve të dërguar për shitje

Publikuar , 29 Janar 2013
0
Apple dhe Android përbejnë 92% të smartfonëve të dërguar për shitje

Apple dhe Android po dominojnë tregun e smartfonëve, duke arritur në një rekord rreth 92% të dërgesave botërore për smartfonë.

Këto janë rezultatet e një studimit të fundit nga firma Strategy Analytics.

Android zë vendin e parë me 70%, ose 152 milionë njësi, i ndjekur nga Apple, që dërgon 22 % (48 milionë njësi). Prodhuesit e tjerë të smartfonëve kapin shifrën 8% (17 milionë njësi). apple-android

“Pjesa e Android në tregun botëror të smartfonëve është rritur nga 51% në 70% gjate vitit të kaluar, duke marrë nga Symbian, Bada apo platforma të tjera ende në fillimet e tyre”,- shprehet Neil Mawston, CEO i firmës.

“Është e qartë se Android është aktualisht lideri i padiskutueshëm i industrisë së smartfonëve.”

“Sfida e Android në vitin 2013 do të jetë të arrijë të mbajë kryesimin, jo vetëm kundër Apple, por njëkohësisht edhe disa lojtarëve të rinj ne skenë ku përfshihen Microsoft, Blackberry, Firefox dhe Tizen.”

Në total, dërgesat botërore për smartfonë në tremujorin e tretë të 2012-s u rritën me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2011.

Dërgesat botërore për gjithë vitin 2012 regjistrohen 700.1 milionë njësi, duke u rritur ndjeshëm nga 490.5 milionë njësi në vitin 2011. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Coinbase ka në plan të shtojë 30 monedha të reja

Lajmet e fundit>