Analiza

Apple dhe Google janë markat më të vlerësuara në botë

Publikuar , 05 Tetor 2015
0
Apple dhe Google janë markat më të vlerësuara në botë

Screen-Shot-2015-10-04-at-7.32.50-PMFirma e konsulencës, Interbrand, ka publikuar katalogun e saj më të fundit të markave më të vlerësuara botërisht. Apple, Google, Microsoft dhe IBM vijojnë të jenë në krye të kësaj liste për të paktën 5 vitet e fundit.

Apple dhe Google qëndrojnë në krye, në vendin e parë dhe të dytë respektivisht, për të tretin vit me radhë. Markat e tjera teknologjike që ndjekin janë: Microsoft (#4), IBM (#5), Samsung (#7), Amazon (#10), Intel (#14), Cisco (#15), Oracle (#16), HP (#18), Facebook (#23), eBay (#32), PayPal (#97) dhe Lenovo (#100).

Në listën e 100 markave më të vlerësuara, 28 janë kompani teknologjike. Asnjë industri tjetër nuk ka një prezencë të lartë në këtë klasifikim.

Rrjeti social Facebook pati rritjen më të fuqishme duke kaluar nga pozicioni i #29 në #23 falë rritjes të vlerës së markës me 54 %. Ndërsa PayPal dhe Lenovo u shfaqën për herë të parë brenda listës së 100 kompanive më të vlerësuara.

Gjigandi kinez i e-commerce, Alibaba, nuk është përfshirë në këtë listë. Kanë kaluar mëse 16 vite që kur Interbrand analizon markat më të vlerësuara në botë. Kjo analizë përqendrohet në tre komponentë: performanca fiskale, qëndrimi i konsumatorit si dhe aftësitë konkurruese në treg. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lajme të këqija për përmbajtjet provokative, YouTube ndryshon politikat

Lajmet e fundit>