Analiza

Apple dhe Google, kompanitë më inovative në botë

Publikuar , 21 Janar 2013
0
Apple dhe Google, kompanitë më inovative në botë

Innovative Companies.Sipas Boston Consulting Group (BCG), teknologjia nuk është e vetmja industri që është inovative.

Megjithatë, në këtë sondazh të fundit nga BCG, industria e teknologjisë dhe telekomunikacionit dominojnë Top 10 kompanitë më inovative të botës.

Sondazhi mbledh mendimin e 1500 ekzekutivëve dhe tregon se dy kompanitë më inovative janë Apple në vend të parë, dhe Google në vend të dytë.

Disa prej kompanive që bien më tepër në sy gjatë gjithëve viteve të fundit ku është realizuar sondazhi janë:

* Apple ka qenë numri një që prej vitit 2005.

* Google ka qenë numri dy që prej vitit 2006.

* Microsoft ka qenë në Top 10 që prej vitit 2005.

* IBM dhe Sony kanë qenë në Top 10 pothuajse çdo vit që prej 2005.

Që prej vitit 2004, BCG ka intervistuar mbi 1500 ekzekutivë që i përkasin një rangu të gjerë industrish ndërkombëtare, për të nxjerrë në pah inovacionin.

Në raportin The Most Innovative Companies 2012: The State of the Art in Leading Industries, firma zbulon 50 kompanitë që ekzekutivët nga e gjithë bota vlerësuan si më inovativ. Për ta shkarkuar raportin e plotë duhet të apple vs googleregjistroheni pa pagesë.

Top 20 kompanitë më inovative të vitit 2012 janë. (PCWorld Albanian)

1. Apple

2. Google

3. Samsung

4. Microsoft

5. Facebook

6. IBM

7. Sony

8. Haier

9. Amazon

10. HyundaiInnovative Companies

11. Toyota

12. Ford

13. Kia Motors

14. BMW

15. Hewlet-Packard

16. General Electric

17. Coca-Cola

18. Dell

19. Intel

20. Wal-Mart

LEXO EDHE:  Pas 11 vitesh GitHub bëhet me një aplikacion mobil

Lajmet e fundit>