Biznes

Apple dhe Google lejojnë sisteme alternative pagesash në dyqanet e aplikacioneve

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Janar 2022
Kompanitë rrezikojnë gjoba nëse refuzojnë ligjin e ri dhe detyrojnë zhvilluesit të përdorin vetëm sistemet e tyre të pagesave. Apple dhe Google lejojnë sisteme alternative pagesash në dyqanet e aplikacioneve

Apple do të lejojë zhvilluesit të përdorin sisteme alternative pagesash për aplikacionet e tyre në Korenë e Jugut në përgjigje të një legjislacioni të ri në vendin Aziatik.

Sipas mediave lokale, gjiganti i teknologjisë ka vendosur të mbështetë sistemet e pagesave të palëve të treta. Detajet se kur do të aplikohet sistemi i ri nuk u bënë të ditura e as tarifat që do të aplikojë.

Megjithatë kompania tha se do të tarifojë një pagesë për transaksion më të vogël se 30%.

Koreja e Jugut aplikoi një ligj, njohur si “anti-Google” vitin e kaluar që ju kërkonte të gjitha dyqaneve të aplikacioneve madhore si Google dhe Apple të lejojnë metoda pagesash nga palë të treta.

Kompanitë rrezikojnë gjoba nëse refuzojnë ligjin e ri dhe detyrojnë zhvilluesit të përdorin vetëm sistemet e tyre të pagesave.

Google reagoi duke thënë se do të reduktonte me 4% transaksione të cilat nuk përdorin sistemet e saj të pagesave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kufjet e re wireless të OnePlus kanë teknologji të avancuar të anulimit të zhurmave