Lajmet

Apple dhe Qualcomm mund të gjejnë gjuhën e përbashkët vitin e ardhshëm

Nov 29 2018
0 Shpërndarje
Nëse Apple dhe Qualcomm nuk gjejnë zgjidhje të përbashkët, gjigandi i iPhone do të mbetet me Intel i cili ka hasur vështirësi me prodhimin e një modemi të denjë 5G Apple dhe Qualcomm mund të gjejnë gjuhën e përbashkët vitin e ardhshëm

Në një intervistë për CNBC, shefi ekzekutiv i prodhuesit më të madh të çipeve dhe procesorëve mobile Qualcomm, tha se një marrëveshje me Apple ishte pranë.

Kur moderatori i drejtoi pyetjen Steve Mollenkopf se kur do të arrihet marrëveshja sepse dua të kem një iPhone me teknologjinë 5G të Qualcomm, ai tha se edhe unë dëshiroj të njëjtën gjë.

Sipas tij beteja ligjore mes dy gjigandëve ku Qualcomm akuzon Apple për shkelje patentash dhe mos pagesën e tyre dhe Apple thotë se praktikat e Qualcomm dhe tarifat janë të pandershme, do të gjejë zgjidhje gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Nëse Apple dhe Qualcomm nuk gjejnë zgjidhje të përbashkët, gjigandi i iPhone do të mbetet me Intel i cili ka hasur vështirësi me prodhimin e një modemi të denjë 5G.

Problemet e Apple me modemët LTE prodhuar nga Intel gjithashtu janë vënë në pah nga testues të jashtëm të cilët kanë krahasuar LTE e iPhone me atë të Samsung që ka një modem 5G.

Testimet tregonin se LTE e iPhone ishte 10-20Mbps më e ngadaltë se e Samsung.

Por edhe sikur Qualcomm dhe Apple të gjejnë gjuhën e përbashkët, me shumë gjasa 5G-ja në iPhone do të vijë dy vite pas lançimit komercial të teknologjisë.

Rrjetet e para LTE u lançuan në 2010-ën dhe u desh deri në fund të 2012-ës përpara se iPhone 5 të sillte 4G-në. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>