Vëzhgim

Apple dhe Samsung me 95% të fitimeve

Publikuar , 11 Shkurt 2012
0
Apple dhe Samsung me 95% të fitimeve

Sipas këtij analisti, në fakt, nuk ishte lënë mjaft edhe për Samsung, pasi që Apple kishte pasur mjaft sukses. Me kërkesat e shumta për iPhone 4S, Apple mori rreth 80 për qind të të gjitha përfitimeve për telefonat celularë në çerekun e katërt, që paraqet një ngritje në krahasim me 56% sa ishte në çerekun e katërt. Ende ndërmarrja mban 8.1 për qind të tregut botëror të celularëve.

Apple dhe Samsung shpenzuan pjesën më të madhe të vitit 2011, duke u ballafaquar çdoherë për të kryesuar në treg. Të kombinuara së bashku, këto ndërmarrje arritën që ta vështirësojnë jetesën e anëtarëve të tjerë në këtë industri.

HTC arriti të marrë 3 për qind të të gjitha përfitimeve gjatë çerekut të fundit të vitit që e lamë pas. Nokia dhe RIM vinin me radhë me 2 për qind të përfitimeve. Motorola dhe LG e përfunduan atë çerek viti pothuajse ngjashëm si gjatë çerekut të kaluar, gjersa Sony Ericsson pati një rënie prej 2 për qindëve./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Lajmet e fundit>