Analiza

Apple dhe Samsung përbëjnë 96% të fitimit nga industria e telefonëve

Publikuar , 05 Qershor 2017
0
Megjithatë Apple, rivali kryesor i Samsung është në krye të klasifikimit me 10.1 miliard dollar fitim. Apple dhe Samsung përbëjnë 96% të fitimit nga industria e telefonëve

Samsung Electronics mori 12.9% të fitimit global nga industria e telefonëve në tre mujorin e parë të 2017-ës sipas firmës analitike Strategy Analytics.

Samsung ka fituar 1.57 miliard dollar për periudhën Janar – Mars 2017. Pavarësisht këtyre shifrave marramendëse, fitimi I kompanisë ishte 9% më i ulët se një vit më parë kur përbënte 21.9% të fitimit në mbarë botën.

Megjithatë Apple, rivali kryesor i Samsung është në krye të klasifikimit me 10.1 miliard dollar fitim.

Fitimi i Apple ishte 83.4% e industrisë globale të telefonëve. Nga 300 prodhues telefonësh vetëm 10 kompanitë kanë arritur të gjenerojnë fitim.

Vetëm Apple dhe Samsung së bashku përbëjnë 96% të fitimit ndërsa pjesa tjetër prej 4% është fitimi i tetë prodhuesve të tjerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton zyrtarisht Galaxy S10 dhe S10 Plus, fillojnë nga 899 dollarë

Lajmet e fundit>