Siguri

Apple do të arnojë vrimën e sigurisë në SMS

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Apple do të arnojë vrimën e sigurisë në SMS

Një sulmues do të mund të shpërdorojë dobësinë në mënyrën sesi iPhone sillet me SMS (shërbimin për mesazhe të shkurta) për të bërë gjëra si përdorimin e GPS-it për të përcjellë lokacionin e celularit, ndezjen e mikrofonit për të kuptuar më shumë, apo marrjen e kontrollit mbi pajisjen dhe shtimin e saj në një botet, deklaroi Charlie Miller, bashkautor i The Mac Hackers Handbook dhe analist kryesor i sigurisë pranë Independet Security Evaluators, në një prezantim të bërë në konferencën SyScan në Singapor. Prezantimi është mbuluar nga Shërbimi i lajmeve të IDG-s.

Miller tha se nën një marrëveshje me Apple, ai ishte ndaluar të ofrojë më shumë detaje mbi këtë dobësi. Ai planifikon të ofrojë një prezantim më të detajuar të kësaj vrime në konferencën Black Hat në Las Vegas, gjatë fundit të këtij muaji.

Pavarësisht vrimës së SMS-it, që mund të jetë “dobësi kritike”, iPhone është më i sigurt se OS X në kompjuterë, tha Miller.  Kjo është për shkak se iPhone nuk përkrah Adobe Flash dhe Java, vetëm funksionon me softuer të nënshkruar në mënyrë digjitale nga Apple, përfshin mbrojtje harduerike për të dhëna të ruajtura në memorie dhe lëshon aplikacionet në një sandbox.

LEXO EDHE:  Boeing riprogramon softuerët vdekjeprurës të 737 Max

Lajmet e fundit>