Harduer

Apple do të bëjë një lëvizje e cila do të tronditë një industri të tërë

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Qershor 2020
0
Lajmi pritet të bëhet publik në Konferencën e Zhvilluesve të Apple ku do të zbulojë detajet e procesorit dhe tu japë kohë zhvilluesve të përgatiten. Apple do të bëjë një lëvizje e cila do të tronditë një industri të tërë

Për disa vite kanë qarkulluar spekulime se Apple është duke zëvendësuar procesorët Intel të Mac me çipet e tij një lëvizje e cila do të shkaktonte një kataklizmë në industri.

Lajmi pritet të bëhet publik në Konferencën e Zhvilluesve të Apple ku do të zbulojë detajet e procesorit dhe tu japë kohë zhvilluesve të përgatiten.

Çipet e reja do të bazohen në arkitekturën A14 të përdorur në iPhone dhe iPad. Çipet janë dizajnuar nga Apple dhe ndërtuar nga TSMC i cili prodhon procesorë edhe për AMD dhe NVIDIA.

Me këtë lëvizje Apple do të kishte më shumë kontroll mbi komponentët e përdorur në laptopët Mac dhe kompjuterët desktop duke i dhënë goditje të rëndë Intel i cili është furnizuesi i kompjuterëve Mac me procesorë.

Kompjuterët Mac do të vijojnë të kenë një version të macOS të përshtatur me çipet e reja. Sipas raportimeve Apple ka vënë re përfitime të mëdha me çipet ARM në Mac.

Problemi më i madh pritet të jetë përshtatshmëria me procesorët. Në vitet e fundit Intel ka ngelur në teknologjinë 14-nanometër ndërsa AMD, Apple dhe Qualcomm janë në teknologjinë 5-nanometër. Vetë kompania e ka pranuar se nuk do të kapë as arkitekturën 7-nanometër të AMD në vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Studimi tregon se Apple Watch mund të identifikojë sëmundjet e zemrës

Tags >

AppleMac