Biznes

Apple do të eliminojë plotësisht karbonin nga pajisjet deri më 2030

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Korrik 2020
0
Amazon ka vënë objektiv vitin 2040 për ta bërë këtë gjë. Edhe Google është treguar ambicioz por nuk ka dhënë një afat. Apple do të eliminojë plotësisht karbonin nga pajisjet deri më 2030

Apple zbuloi planet për të eliminuar karbonin nga i gjithë biznesi i saj përfshirë edhe zinxhirët e furnizimit deri më 2030.

Kompania thotë se pajisjet e saj do të kenë zero impakt në klimën e planetit. Në 10 vitet e ardhshme tërë linja e prodhimit të Apple do të jetë 100% e rinovueshme.

Deklarata e kompanisë vjen pasi shumë gjigantë teknologjie kanë zbuluar ambiciet e tyre në këtë drejtim. Microsoft ka shkuar më larg duke premtuar zero-karbon deri në 2023-ën dhe deri më 2050 të eliminojë të njëjtën sasi karboni që ka emëtuar që nga themelimi.

Amazon ka vënë objektiv vitin 2040 për ta bërë këtë gjë. Edhe Google është treguar ambicioz por nuk ka dhënë një afat.

Në axhendën e 10-vjeçare të Apple kompania do të ndërtojë një robot quajtur Dave që do të rikuperojë materiale nga pajisjet me motorin e vibrimit Taptic. Ky komponent përdoret për të ofruar dridhje në orët inteligjente, tabletët, smartfonët dhe laptopët.

70 produkte ekzistuese të kompanisë do të jenë 100% materiale të riciklueshme deri më 2030. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kryeministri britanik shpjegon vendimin për Huawei

Tags >

Apple