Blog

Apple do të investojë kampusin e dytë në SHBA me vlerë 1 miliardë dollarë

Publikuar , 13 Dhjetor 2018
0
Lajmi erdhi menjëherë pas premtimit të Apple për të investuar në SHBA 30 miliardë dollarë. Apple do të investojë kampusin e dytë në SHBA me vlerë 1 miliardë dollarë

Apple tha ditën e Enjte se do të investonte 1 miliardë dollarë për të ndërtuar kampusin e dytë në Teksas si dhe 10 miliardë dollarë për të ndërtuar qendra të reja të dhënash për 5 vitet e ardhshme.

Këto investime do të krijojnë 20,000 vende të reja pune.

Lajmi erdhi menjëherë pas premtimit të Apple për të investuar në SHBA 30 miliardë dollarë.

Kampusin i ri prej mëse 500,000 metrash katrorë do të punësojë fillimisht 5,000 vetë ndërsa kapaciteti i saj do të shkojë deri në 15,000.

Rivali tjetër i kompanisë Amazon gjithashtu është duke elaboruar planet për të ndryshuar zyrat qendrore dhe ndërtuar një kampus masiv. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjenerata e 7-të e iPad ka ekran më të madh se paraardhësi dhe lapsin Apple Pencil

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>