Harduer

Apple do të mund të hidhte iPhone 3GS gjatë javës së ardhshme

Publikuar , 10 Shtator 2012
0
Apple do të mund të hidhte iPhone 3GS gjatë javës së ardhshme

Hyrja e iPhone 5 pritet të shkundë linjën e të gjitha pajisjeve iPhone. Apple do të mbajë një ngjarje të lëshimit gjatë ditës së mërkurë, më 12 shtator, në të cilën me siguri që do të lëshojë gjeneratën e ardhshme të pajisjes iPhone.

Modeli i ri nënkupton që Apple do të zvogëlojë iPhone 3GS të plakur, duke e lënë versioni prej 8GB të iPhone 4 si edicion i nivelit hyrës, thotë Telegraph.

Nëse ndodh kështu, ai model i iPhone 4 me siguri që do të jetë falas nga Apple dhe prodhues të tjerë kur të çiftëzohet me kontratën e zakonshme 30 dollarë për muaj.

Burimet e afërta me shitësit treguan për Telegraph që Apple madje mund të lëshojë një version prej 8GB të iPhone 4S.

Sipas publikimit, tre versionet e iPhone 5 do të ofrohen me opsione të ndryshme për ngarkesë, që ka mundësi të bashkohet me llojet 16GB, 32GB dhe 64GB që janë në dispozicion me iPhone 4S.

Nëse është e saktë, kjo gjë e mirë nga Register nuk është një befasi e madhe pasi që Apple në fakt mban tre gjenerata të pajisjes iPhone në një kohë, me modelin më të hershëm zakonisht që vjen pa pagesë.

iPhone 4 me 8GB për momentin është duke u shitur për 99 dollarë, ndërsa iPhone 3GS është në dispozicion pa pagesë me kontratë të zakonshme. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Gjermanët do të përdorin iPhone si karta identiteti virtuale

Lajmet e fundit>