Harduer

Apple do të ndërtojë një tjetër iPhone “low-cost”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shtator 2019
0
Pjesa e tregut e Apple me smartfonët ka qenë në rënie. Muajin e kaluar ra në vendin e katërt pas Samsung, Huawei dhe Oppo. Një model low-cost i iPhone mund të shërbejë si injektim i ri të ardhurash për Apple. Apple do të ndërtojë një tjetër iPhone “low-cost”

Apple ka planifikuar të lançojë një iPhone të ri “low-cost” për të rifituar më shumë pjesë tregu në segmentin e ulët sipas Nikkei Asian Review.

Telefoni i ri është planifikuar për Pranverën e vitit të ardhshëm dhe shihet si gjenerata e ardhshme e iPhone SE që daton që prej 2016-ës dhe shitej për 399 dollarë.

Tre burime thanë për Nikkei se pajisja do të jetë e ngjashme në madhësi me iPhone 8 e 2017-ës i cili kishte ekran 4.7-inç. As emri e as çmimi nuk janë përcaktuar ende. Aktualisht flagshipi i Apple, iPhone XR, kushton 749 dollarë.

Të njëjtat burime thanë se telefoni i ri do të ketë të njëjtët komponentë të flagshipëve të ardhshëm të Apple por ekranin OLED do ta zëvendësojë me një LCD.

Pjesa e tregut e Apple me smartfonët ka qenë në rënie. Muajin e kaluar ra në vendin e katërt pas Samsung, Huawei dhe Oppo. Një model low-cost i iPhone mund të shërbejë si injektim i ri të ardhurash për Apple.

Javën e ardhshme Apple pritet të prezantojë iPhone e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple: App Store nuk është monopol

Lajmet e fundit>