Biznes

Apple do të ofrojë paketa shërbimesh të kombinuara

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Gusht 2020
0
Paketat me shërbime të kombinuara mund të ndryshojnë por objektivi është i njëjti, të nisë konsumatorët të blejnë shërbimet e Apple. Apple do të ofrojë paketa shërbimesh të kombinuara

Apple po përgatitet të lançojë një seri shërbimesh të kombinuara ku konsumatorët mund ti blejnë për një tarifë mujore të ulët raportoi Bloomberg.

Paketat e kombinuara quajtur Apple One do të debutojnë në Tetor krahas linjës së ardhshme të iPhone. Ato janë dizajnuar për të inkurajuar konsumatorët të blejnë më shumë shërbime të Apple duke gjeneruar më shumë të ardhura për kompaninë.

Do të ofrohen disa llojesh me çmime të ndryshme. Një paketë bazike do të përfshijë Apple Music, Apple TV+ ndërsa një paketë më e shtrenjtë do të shtojë Apple Arcade. Niveli tjetër do të përmbajë Apple News+ dhe së fund një paketë që përfshin hapësirë në iCloud.

Paketat me shërbime të kombinuara mund të ndryshojnë por objektivi është i njëjti, të nisë konsumatorët të blejnë shërbimet e Apple.

Iniciativa është e ngjashme me atë çfarë Amazon ka bërë me programin Prime duke ofruar shërbime të kombinuara dërgesash dhe përmbajtje video. Paketat do të jenë edhe për përdorim familjar përmes sistemit Apple Family Sharing.

Ato do të kursejnë përdoruesve mes 2 deri në 5 dollarë në muaj në varësi të paketës që përzgjedhin.

Së fundi raportohet se Apple është duke zhvilluar një shërbim të ri, klasa virtuale fitnesi që mund të aksesohen përmes një aplikacioni në iPhone, iPad eh Apple TV. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dizajni radikal i Apple iPhone 12 merr formë