Harduer

Apple do të pasurojë linjën e tabletëve me dy iPad të rinj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Korrik 2019
0
Aktualisht linja iPad e Apple përbëhet nga iPad Mini, iPad, iPad Air dhe modeli 11-inç iPad Pro e 12-inç iPad Pro. Apple do të pasurojë linjën e tabletëve me dy iPad të rinj

Linja iPad e Apple do të zgjerohet. Aktualisht kompania ka pesë modele tabletësh por sipas AppleInsider, dy tabletë të rinj do të mbërrijnë së shpejti.

Aktualisht linja iPad e Apple përbëhet nga iPad Mini, iPad, iPad Air dhe modeli 11-inç iPad Pro e 12-inç iPad Pro.

Në fillim të këtij muaji sajti raportoi se kompania kishte aplikuar për pesë modele të reja në Kosmionin Ekonomik Euroaziatik.

Se cilët janë modelet shtesë nuk është ende e qartë edhe pse sajti spekulon për një rifreskim të iPad 9.7-inç dhe mundësisht një çift modelesh 10.2-inç dhe 10.5-inç. Prodhimi në masë i iPad të rinj pritet të filloj në Korrik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vodafone dhe TIM lançojnë 5G në Itali

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>