Lajmet

Apple do të përballet me gjyqin mbi dëmet e shkaktuara ndaj librave elektronikë

Publikuar , 17 Gusht 2013
0
Apple do të përballet me gjyqin mbi dëmet e shkaktuara ndaj librave elektronikë

Gjykatësja që vendosi se Apple kishte shkelur ligjin në raport me pesë botuesit e mëdhenj për të rritur çmimin e librave elektronikë, ka vendosur muajin maj të vitit tjetër si periudhën kur do të diskutohen në gjyq dëmet që janë shkaktuar.

Në maj të 2014-s do të vendoset nëse Apple do të paguajë miliona dollarë për dëmet e shkaktuara ndaj literaturës elektronike.

Muajin e kaluar, gjykatësja Denise Cote u bashkua me qeverinë federale si dhe 33 shtete amerikane për të vendosur se përmes një konspiracioni me botuesit, Apple kishte ndikuar në zhvlerësimin e çmimeve të rivalëve si Amazon.com, të cilët dominojnë tregun e librave elektronikë.

Cote vendosi më 10 korrik se Apple kishte luajtur një rol thelbësor në këtë marrëveshje me pesë botuesit, çka sipas qeverisë amerikane, solli rritjen e çmimit të librave elektronikë nga 9.99 $ që kushtonin në Amazon në 12.99 $ ose 14.99 $.

Gjykatësja po konsideron edhe një akt ndalimi për të parandaluar një veprim tjetër të ngjashëm lidhur me fiksimin e çmimeve nga Apple në të ardhmen. Në seancën e javës së kaluar, ajo u shpreh se po mendonte për një plan që do të kufizonte kontratat e kompanisë me botuesit për një periudhë pesë vjeçare, por me më pak kufizime se ato që ishin propozuar nga qeveria.

Gjithsesi, ajo hezitoi lidhur me propozimin tjetër të qeverisë, mbi një monitorim të realizuar nga gjykata mbi Apple, duke thënë se preferonte më tepër një program të mirëpërcaktuar antitrusti. (PCWorld Albanian)

A MacBook Air laptop is pictured on display at an Apple Store in Pasadena, California July 22, 2013.

LEXO EDHE:  iPhone-ët e rinj do të kushtojnë deri në 33% më shtrenjtë në Evropë krahasuar me SHBA

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>