Harduer

Apple do të prezantojë një laptop të ri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Nëntor 2019
0
Përveç ekranit më të madh, MacBook Pro 16-inç do të shënojë rmodelimin e parë të tastierës e cila duhet të jetë më e qëndrueshme sesa mekanizmit “flutur” që kanë pasur laptopët e Apple prej 2016. Apple do të prezantojë një laptop të ri

MacBook 16-inç i shumë përfolur është pranë debutimit sipas Bloomberg. Sipas raportimeve Apple mund të prezantojë që nga dita e sotme dhe shitjet të fillojnë nga kjo javë.

MacBook Pro i ri do të kushtojë aq sa modeli 15-inç i cili starton nga 2,399 dollarë. Kjo sepse laptopi i ri do të zëvendësojë plotësisht MacBook Pro 15-inç në linjën e laptopëve të Apple.

Përveç ekranit më të madh, MacBook Pro 16-inç do të shënojë rimodelimin e parë të tastierës e cila duhet të jetë më e qëndrueshme sesa mekanizmi “flutur” që kanë pasur laptopët e Apple prej 2016.

Pavarësisht disa përmirësimeve, tastiera flutur e Apple ka dëmtuar reputacionin e Apple si një kompani produktesh të qëndrueshme. Butonët shpesh herë ngecnin dhe komandat përsëriteshin.

Gjithashtu Bloomberg vijoi më tutje duke thënë se kompjuteri i rangut të lartë Mac Pro do të mbërrijë në Dhjetor. Apple do ta mbyllë vitin me në fokus kompjuterët Mac. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  12 mite teknologjike që nuk duhet ti besoni

Lajmet e fundit>