Harduer

Apple do të rifreskojë Apple TV

Publikuar , 03 Korrik 2010
0
Apple do të rifreskojë Apple TV

Engadget ka raportuar në maj se Apple është duke punuar në një version të ri të Apple TV që do të jetë i bazuar në Apple iOS4 dhe do të del në shitje për një çmim prej 99 dollarë. Tani New York Times është duke raportuar të njëjtën gjë, dhe se Apple kësaj radhe e ka kapur edhe më seriozisht punën e Apple TV.

Sipas burimeve të afërta me Apple, ata janë duke punuar rreth një avancimi në softuerin e Apple TV që do tu sjellë përdoruesve një ndërfaqe tërësisht të ridzizajnuar, që ka gjasa edhe të jetë e bazuar në iOS4, megjithëse ata nuk kanë thënë nëse hardueri do të ndryshohet.

Apple ka gjasa që të ofrojë vetëm përditësime softuerike për Apple TV dhe më pas të reduktojë çmimin e harduerit ekzistues. Nëse Apple TV i ri do të bazohej në iOS4 dhe do t’i ofroj mundësinë përdoruesve të shkarkojnë aplikacione dhe lojëra si dhe filma e muzikë nga dyqani i saj, atëherë ka gjasa të përfundojë si produkt i popullarizuar.

Nëse Apple do t’ia qëllonte me këtë softuerin e këtij produkti dhe nëse do të kishin mundësinë të luani lojëra e gjithashtu të shikoni filma, a do të blinit një Apple TV?

LEXO EDHE:  Ja telefoni Samsung që do të sjellë 5G për masat

Lajmet e fundit>