Harduer

Apple do të rrisë çmimet e iPhone 13

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Gusht 2021
Konkretisht kostoja e TSMC mund të rritet me 20% ndërsa ndryshimet e reja parashikohet të hyjnë në fuqi nga muaji Janar. Apple do të rrisë çmimet e iPhone 13

Raportohet se Apple do të rrisë çmimet e modeleve iPhone 13 për të kompensuar rritjen e kostos së prodhimit të çipeve nga TSMC.

Taiwan Semiconductor që është prodhuesi i çipeve të dizajnuara nga vetë Apple, ka planifikuar të rrisë kostot duke ndikuar disa konsumatorë jo vetëm Apple.

Konkretisht kostoja e TSMC mund të rritet me 20% ndërsa ndryshimet e reja parashikohet të hyjnë në fuqi nga muaji Janar.

Apple është konsumatori më i madh i TSMC dhe zë 20% të prodhimit të kompanisë së mikroçipeve. Si një mënyrë për të kompensuar rritjen e kostos, Apple do të rrisë koston e iPhone 13 në mënyrë që fitimi i tyre të mos preket.

Modelet iPhone 13 pritet të sjellin përmirësime të ndjeshme nga ekranet tek kamerat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndërgjegjësimi mbi sigurinë kibernetike