Lajmet

Apple do ti lejojë konsumatorët në Europë të kthejnë produktet në App Store deri në dy javë pas blerjes

Publikuar , 31 Dhjetor 2014
0
Apple do ti lejojë konsumatorët në Europë të kthejnë produktet në App Store deri në dy javë pas blerjes

Kompania Apple do t’iu lejojë konsumatorëve të saj evropianë të kthejnë këngët, filmat, aplikacionet dhe përmbajtjet e tjera dixhitale të blera në iTunes dhe App Store, brenda një periudhe prej 14 ditësh pas blerjes. Ndryshimi i politikës së kthimit është aplikuar në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe shtete të tjera evropiane.

Ky veprim mendohet të ketë ardhur si pasojë e direktivave të apple europevendosura nga Europa që kanë të bëjnë me te drejtën e kthimit të produktit të blerë online brenda 14 ditësh. Kjo direktivë ka si qëllim tu japë konsumatorëve mbrojtje për blerjet online dhe i trajton përmbajtjet dixhitale në një mënyrë tjetër. Por e njëjta gjë nuk vlen për produktet mediatike fizike të Apple. Fatkeqësisht kjo politikë akoma nuk është aplikuar jashtë Europës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung nuk ndalet, fillon punën me procesorët e gjeneratës tjetër

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>