Biznes

Apple drejt kompanisë së parë në botë që kalon vlerën rekord

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Shkurt 2021
0
Trajektorja e kësaj rritjeje sugjeron se kompania mund të arrijë 3 trilionë dollarë deri në fund të 2021. Apple drejt kompanisë së parë në botë që kalon vlerën rekord

Vlera e tregut e Apple është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme nën lidershipin e Tim Cook. Një dekadë më parë Apple vlerësohej me 300 miliardë dollarë ndërsa sot kalon 2 trilionë dollarë.

Është kompania e parë që ka kaluar 1 trilionë dhe 2 trilionë dollarë vlerë, por mesa duket ka ende më tepër hapësirë.

Në 2018-ën Apple u vlerësua më 1 trilionë dollarë ndërsa në 2020-ën shkoi në 2 trilionë dollarë. Trajektorja e kësaj rritjeje sugjeron se kompania mund të arrijë 3 trilionë dollarë deri në fund të 2021.

Shtetet e Bashkuara mbeten tregu kryesor i Apple. Dy analistë, Daniel Ives dhe Strecker Backe  thanë për Apple Insider se bazuar në ecurinë e kompanisë, vlera 3 trilionë dollarë mund të arrihet përpara 2022.

Ka shumë gjëra të cilat mund të ndihmojnë kompaninë të arrijë vlera rekord siç është suksesi i superciklit iPhone 12 i cili parashikohet të shitet në 240 milionë njësi duke thyer rekordin e 2015-ës me 231 milionë iPhone të shitur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka gjetur një mënyrë sesi të shesë telefonë me aplikacionet e Google